Gjoka debuton kundër Akademija Pandev

Futboll

Gjoka debuton kundër Akademija Pandev

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:07
Gjoka debuton kundër Akademija Pandev, trajneri i ri i Shkëndijës pret fitore

Trajneri shqiptar Ernest Gjoka debutimin e tij në pankinën e Shkëndijës do ta ketë nesër (e premte, 18 tetor) në stadiumin e qytetit në Tetovë kundër Akademija Pandev nga Srumica, shkruan Lajm e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se pauza në kampionat ishte një kohë e mjaftueshmë për ta njohur ekipin nga afër. Gjoka vlerëson kundërshtarin, por shprehet se Shkëndija ka potencial për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.

“Sigurisht që jemi përgatitur dhe pauza në kampionat qe një një kohë e mjaftueshme për të njohur ekipin. Kemi ndeshje të vështirë me Akademija Pandev, është një ekip serioz, është një ekip që punon mirë në fazën mbrojtëse. Jemi munduar të marrim masa dhe mendoj e shpresoj se skuadra ka potencialin për ta kaluar me sukses dhe të fillojë një fazë dytë ndryshe nga faza e parë”, deklaroi Gjoka.

Ai shtoi se miqësorja me Dritën në Gjilan i ka shërbyer për ta njohur ekipin në më shumë detaje. Në këtë takim munguan reprezentuesit Bejtullai, Radeski, sadriu, Zejnullai dhe Imeri që ishin të angazhuar me Kombëtaren e Maqedonisë, U21 të Kosovës dhe U21 të Shqipërisë.

“Sigurishtë që mora përgjigje pozitive nga ajo ndeshje, sepse e mësova edhe më në detaje skuadrën. Por Egzonin që është nga titullarët e skuadrës e kam njohur dhe e kam parë në ndeshjet me Kombëtaren e Maqedonisë. Themi që jemi Ok. E rëndësishme është vetëm Egzoni që është pjesë e ekipit për nesër”, përfundoi Gjoka.

Ndeshja Shkëndija-Akademija Pandev do të fillojë në orën 14:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat