Giampaolo i akuzoi se ndërhynin në formacion, Maldini e Boban shfaqen në stërvitje

Futboll

Giampaolo i akuzoi se ndërhynin në formacion, Maldini e Boban shfaqen në stërvitje

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:52
Marco Giampaolo

Milani po kalon një situatë skandaloze në këtë fillim sezoni. Trajneri Marco Giampaolo u largua për t'i lënë vendin Stefano Piolit, një ish-interisti të urryer nga tifozeria e kuqe. "Djalli" do të debutojë me trajnerin e ri në stol në ndeshjen kundër Lecces në shtëpi, ditën e diel. 

Dy zyrtarët e lartë të Milanit, Paulo Maldini dhe Boban ishin të pranishëm në seancën e sotme stërvitore. Ata kanë biseduar me Piolin dhe kanë marrë informacionet e fundit në lidhje me grupin e lojtarëve. 

Giampaolo pati përplasje me drejtuesit e tij, pasi nuk aktivizoi futbollistët e afruar në merkaton e verës. Gjërat duket se do të ndryshojnë me Piolin i cili pritet të përmbysë situatën duke aktivizuar futbollistët e rinj. Një situatë që i shkon për shtat dhe Maldinit dhe Bobanit që duan të justifikojnë afrimet e reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat