Dyshja e Barcelonës merr dritën e gjelbër nga stafi mjekësor – lehtësime për Valverde

Futboll

Dyshja e Barcelonës merr dritën e gjelbër nga stafi mjekësor – lehtësime për Valverde

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:22
Ernesto Valvede

Ernesto Valvede ka mësuar një lajm mjaft të mirë para ndeshjeve të radhës në La Liga.

Barcelona do të rikthehet në aksion pas pauzës së kombëtareve, dhe në La Liga do të kthehet me disa lajme të mira.

Dyshja e mbrojtjes, Samuel Umtiti dhe Junior Firpo kanë pranuar dritën e gjelbër nga stafi mjekësor i skuadrës.

Lojtarët do të jenë në dispozicion të Valverde për ndeshjet e ardhshme, për të mbuluar kështu zbrazëtirat e lëna në mbrojtje.

Mbetet të shihet nëse lojtarët do të përfshihen menjëherë në formacionin e zgjedhur nga Ernesto Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat