Dukagjini këndellet, fundos Vushtrrinë

Futboll

Dukagjini këndellet, fundos Vushtrrinë

Nga: K. G. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:11
Merlaku

Dukagjini i Klinës gradualisht po këndellet dhe shënon edhe fitoren e dytë në kampionat, kësaj here e mposhti me rezultat minimal 1:0 Vushtrrinë, në sfidën që u luajt në stadiumin në Klinë. 

Në minutën e 17-të, Altin Merlaku realizon për fitoren e madhe, duke e fundosur edhe më shumë Vushtrrinë në renditjen e elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini është në vend të 11-të me 7 pikë, ka një më shumë se Vushtrria e renditur në pozitën e fundit (i 12-ti).

Klinasit po këndellen dhe me shpresë se do të arrijnë rezultate edhe më të mira nën drejtimin e kryetrajnerit Xhengis Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat