Palermo zyrtarisht ka konfirmuar se nuk ekziston më si klub futbolli, pas 32 vitesh.
U konfirmua të premten se gjykata e falimentimit të Palermos ka pranuar kërkesën e prokurorëve për ta deklaruar shuarjen.
“Corriere dello Sport” raporton se Andrea Zmparini, biri i ish-pronarit, Maurizio, bëri një ofertë prej 10 milionë eurove për t’i shlyer borxhet, por u konsiderua si shumë e ulët.
US Citta di Palermo u themelua më 1987, duke u bërë klubi i katërt që përfaqëson qytetin sicilian.
Klubi arriti rezultatin më të mirë në histori duke përfunduar në vendin e pestë në Serie A gjatë viteve të 2000-ta, para se të arrinte edhe në finale të Kupës së Italisë më 2011.
Sidoqoftë, Palermo u përjashtua nga Serie B për këtë sezon për shkak të parregullsive financiare, duke garuar në Serie D.