FSHF me vendim ekstrem për tifozët e Tiranës

Futboll

FSHF me vendim ekstrem për tifozët e Tiranës

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:41
FSHF me vendim ekstrem për tifozët e Tiranës

Pas situatës së krijuar në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, aty ku tifozët arritën deri në përleshje fizike, komisioni i disiplinës vendosi të dënonte me përjashtim për gjithë sezonin grupimin më të ri të Tiranës, Ultras Creë.

Një dënim ekstrem, ndërsa në këtë pjesë ndikoi edhe banderola e shpalosur.

Sot, Ultras Creë kanë reaguar nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se edhe pse nuk do të jenë të pranishëm fizikisht në stadium, me zemër do të jenë aty.

Ata theksojnë se janë dënuar me pa të drejtë nga Shteti dhe FSHF, ndërsa i bëjnë thirrje skuadrës për të fituar dhe për të rikthyer atë që meriton Tirona dhe Kryeqyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat