Inter, zbulohet lista e Conte-s për merkaton e janarit

Futboll

Inter, zbulohet lista e Conte-s për merkaton e janarit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:26
Antonio Conte

Objektivi i Inter-it është që të kthehet në majë në Itali dhe në Europë. Për ta arritur këtë, Antonio Conte i ka kërkuar klubit një tjetër sforcim ekonomik në merkaton e janarit.

Sipas shtypit italian, pas dëmtimit të Sanchez dhe problemeve fizike të Sensi-t, trajneri duket se i ka bërë disa kërkesa drejtuesve. Lista nuk është e gjatë, por përmban disa emra të rëndësishëm.

Vidal

Nuk ka dyshime në lidhje me faktin se emri i parë në listën e Antonio Conte-s është ai i Arturo Vidal. Kiliani është një fiksim i vërtetë i italianit dhe klubi zikaltër mund të hidhet në sulm për ta marrë në janar. Mesfushori nuk po gjen shumë hapësira te Barcelona dhe kjo mund ta shtyjë që të pranojë ofertën e milanezëve.

Matic

Nemanja Matic mund të jetë një r ast i artë për Inter-in, duke parë se kontrata e lojtarit me Manchester United skadon qershorin e ardhshëm dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Giroud

Olivier Giroud është ëndrra për sulmin. Nëse Lukaku dhe Lautaro japin garanci, kjo nuk mund të thuhet për Sanchez. Kualini do të mungojë për 2-3 muaj dhe Conte duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea dhe mund të pranojë propozimin zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat