Vëllaznimi në krizë, largohet kryetrajneri

Futboll

Vëllaznimi në krizë, largohet kryetrajneri

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:17
Vëllaznimi në krizë, largohet kryetrajneri

Vëllaznimi nga Gjakova është në krizë të madhe. Skuadra me renome pësoi humbje në udhëtim me rezultat 5:2 nga Vitia në kuadër të javës së nëntë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kryetrajneri Sadat Pajaziti largohet pas kësaj humbje, ku gjakovarët janë në fund të renditjes me 4 pikë. 

“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në Superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështirësi.

Sapo filluam kampionatin patëm bojkot 2 javë pastaj shumë lojtarë na ikën sapo filloj kampionati, unë qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për çdo ndeshje, me njerëz që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjeknin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm.

Unë dua ti falënderoj bashkëpunëtorët e mi, gjithë lojtarët dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojnë qytetarët e Gjakovës, edhe Superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifoz të cilët japin gjithçka për klubin e tyre”, tha Pajaziti. “Sadat Pajazitin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë punës në klubin tonë, suksese gjitha të mirat”, thuhet nga Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat