Dopieta e Milik i jep fitoren Napolit

Futboll

Dopieta e Milik i jep fitoren Napolit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja

Napoli ka mposhtur Veronën me rezultatin e pastër 2-0 në San Paolo në javën e tetë të Serie A.

Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit, përjashto disa momente të rrezikshme të Veronës.

Ishte Milik ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 37’ të takimit pas pasimit të Ruiz.

Pas pushimit, ishte sërish Milik ai që ka dyfishuar duke siguruar fitoren në minutën e 67’.

Napoli mbetet në vend të katërt pas fitores me Veronën, në kuotën e 16 pikëve, tri më pak se kryesuesit e Juventusit që kanë një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat