‘Jutarnji List’ habit se si e quan Kosovën

Futboll

‘Jutarnji List’ habit se si e quan Kosovën

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:06
‘Jutarnji List’ habit se si e quan Kosovën

Refugjatë të rritur në pjesë të ndryshme të Evropës, por të mbledhur nën një flamur. Flamurin e tyre. Në shtëpinë e tyre. Shtëpinë që madje kurrë se panë. E njohin nga tregimet, tregimet e përgjakshme dhe të tmerrshme të luftës.

Refugjatë lufte që janë në rrugë për në Evropian. Dhe tani ata shkruajnë njëfarë tregimi të tyre. Në po atë vend ku para rreth tridhjetë vjetësh derdhej gjak pa mëshirë, ndërsa tani po lind një shpresë e re e futbollit.

Janë hiti i kualifikimeve. I quajnë Brazili i Ballkanit. E ata s’i frikësohen askujt. Ata janë – Kosova”, shkruan mes të tjera Jutarnj List”.  Tregon më tej se si meritat për pranimin e FFK-së në organizatat ndërkombëtare të futbollit i bartë legjenda Fadil Vokrri, pos Eroll Salihut, Kujtim Shalës, Ardian Koznikut e Shefki Kuçit.

Kontribut në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës kanë dhënë edhe yjet e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, por edhe Lorik Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat