Novi Pazari i quan legjenda këta shqiptarë të Kosovës, as në Nish, as në Kragujevc as në Beograd...

Futboll

Novi Pazari i quan legjenda këta shqiptarë të Kosovës, as në Nish, as në Kragujevc as në Beograd...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:45
Novi Pazari i quan legjendat këta shqiptarë të Kosovës, as në Nish, as në Kragujevc as në Beograd...

Klubi i futbollit Novi Pazari, klub që vepron në territorin e Sanxhakut, kurrë dhe kurrë nuk është shikuar me sy të mirë nga Serbia.

Gjithmonë është halë në sy dhe gjithnjë presin të ndodhë diçka që ta dënojnë klubin e Novi Pazarit, që aktualisht garon në Ligën e Parë të Serbisë. Në faqen e “Stari Dedo” thurin elozhe për ish futbollistët e Kosovës, Sadik Rrahmani (atëkohë sulmues) dhe Shefqet Kurtin (atëkohë mbrojtës).  

“Sadiku ka qenë lojtar driblues  shumë i mirë edhe ka duruar fyerje ose edhe starte brutale, ndërsa Shefqet Kurti ka qenë mbrojtës i pakalueshëm, me një fjalë shtylla e klubit”, shkruan mes të tjera kjo faqe. Sipas kësaj faqe, në fotografi mungon edhe Besnik Kollari nga Vushtrria, i cili ka qenë i shpejt, depërtues e i saktë.  

Kjo faqe shkruan se këta lojtarë nuk kanë pasur frikë kudo që kanë luajtur përkundër fyerjeve e lloj lloji provokimi, si në Kragujevc, Beograd, Nish etj.

Krejt në fund, duhet kujtuar 10 tetorin e vitit 1993 kur Prishtina fantome që drejtohet nga Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, ky i fundit president i vetëshpallur pat ngrënë dajak nga Novi Pazari.

Kjo ndeshje kishte përfunduar me rezultat 1:1, por që stadiumi i Novi Pazarit ishte pushtuar nga forcat e milicisë dhe paramilitarët e Arkanit. Në vitet e 90-ta, trajner i Novi Pazarit një kohë ka qenë edhe Hysni Maxhuni,  lojtarë Shefqet Kurti, Besnik Kollarin dhe Sadik Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat