Drita nga Gjilani është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Drita triumfoi me rezultat 2:0 kundër Ballkanit nga Theranda, në një ndeshje herë – herë me tensione dhe me tre të skuqur.
Dy futbollistë janë ndëshkuar me karton të kuq: Liridon Leci i Dritës e Edmond Turku i Ballkanit, si dhe kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë, kur u shënuan dy gola të shpejtë, Izair Emini realizoi në minutën e 5-të dhe GIlberto Fortunato në atë të 24-tën. Në minutën e 63-të, Edmond Turku u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas tre minutave edhe kryetrajneri Ismet Munishi, ky i fundit pas protestës në drejtim të gjyqtarëve.
15 minuta pa përfunduar takimi edhe Liridon Leci u ndëshkua me karton të kuq dhe u barazuan forcat në fushë. Drita udhëheq renditjen me 21 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 21, Llapin 20, Ballkanin 20, Prishtinën 17 Feronikeli 16 etj.
IPKO Superliga
Feronikeli-Gjilani 1:2
Llapi-Trepça '89 4:1
Dukagjini-Vushtrria 1:0
Drita-Ballkani 2:0
Flamurtari-Drenica 0:0
Ferizaj-Prishtina 0:2
Tabela
1. Drita 10 6 3 1 21
2. Gjilani 10 7 0 3 21
3. Llapi 10 6 2 2 20
4. Ballkani 10 6 2 2 20
5. Prishtina 10 5 2 3 17
6. Feronikeli 10 5 1 4 16
7. Drenica 10 2 5 3 11
8. Trepça ’89 10 2 4 4 10
9. Ferizaj 10 3 0 7 9
10. Flamurtari 10 2 3 5 9
11. Dukagjini 10 2 1 7 7
12. Vushtrria 10 1 3 6 6
Në javën e 11-të takohen: Vushtrria-Feronikeli, Trepça '89-Ferizaj, Gjilani-Llapi, Drenica-Dukagjini, Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita.