Zbulohet pasardhësi i Valverde: Ka një klauzolë për të shkuar te Barça në 2020-ën

Futboll

Zbulohet pasardhësi i Valverde: Ka një klauzolë për të shkuar te Barça në 2020-ën

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 00:23
Valverde

Sipas drejtorit sportiv të Federatës Holandeze të Futbollit, Nico-Jan Hoogma, trajneri aktual i Holandës, Ronald Koeman, ka një kluazolë për t'u larguar nga përfaqësuesja në 2020-ën, pas Europianit, në rast se Barcelona do të vendosë t'i besojë drejtimin e skuadrës.

Deklaratat e bëra nga Hoogma për Fox Sports kanë qenë shumë të qarta: "Kanë arritur një marrëveshje, por është në lojë një shumë parash", ka thënë ai.  

Natyrisht, drejtori sportiv nuk e ka specifikuar shifrën e saktë që duhet të paguajnë katalanasit për të siguruar shërbimet e Koeman, i cili ka fituar Champions Leagu me Barcelona-n në sezonin 1991-92.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat