Topi i Artë: Zbulohen pesë kandidatët e parë që mund ta fitojnë këtë çmim

Futboll

Topi i Artë: Zbulohen pesë kandidatët e parë që mund ta fitojnë këtë çmim

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:11
Topi i Artë

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka filluar të publikojë listën me kandidatët për të fituar Topin e Artë 2019.

Saktësisht në orën 18:00 ka filluar publikimi i emrave të lojtarëve që janë të nominuar për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual.

Pesë lojtarët e parë të nominuar nga ‘France Football’ janë: Sadio Mané, Sergio Aguero, Frenkie de Jong, Hugo Lloris dhe Dusan Tadic.

Ky trofe do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat