Rikthehet Liga e Kampionëve, ja ndeshjet më interesante që zhvillohen sonte

Futboll

Rikthehet Liga e Kampionëve, ja ndeshjet më interesante që zhvillohen sonte

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:00
Real Madrid

Ethet e Ligës së Kampionëve janë rikthyer përsëri pas një pushimi pothuajse tre javor.

Sot dhe nesër luhen përballjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve në kompecionin më të rëndësishëm në Evropë për klube.

Vëmendja do të jetë në Turqi, aty ku Galatasaray pret Real Madridin që çuditërisht renditet e fundit pas dy ndeshjeve të para.

Për skuadrën e Zinedine Zidane fitorja është e detyrueshme nëse duan të synojnë kualifikimin.

Në anën tjetër, Juventus pret në shtëpi Lokomotiva Moskën kurse Atletico përballet me Leverkusen në ‘Wanda Metropolitano’.

PSG udhëton te Club Brugge, ndërsa Bayern te Olympiacos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat