Cristiano Ronaldo mund të vendosë një tjetër rekord të ri këtë mbrëmje, duke tejkaluar Raul si lojtarin e vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme të Champions League.
Juventus takohet sonte me Lokomotiv Moskës me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së tretë të Ligës së Kampionëve.
Nëse Ronaldo shënon sonte, atëherë ai do të bëhet lojtari i pari në histori që ka shënuar ndaj 34 ekipeve në Ligën e Kampionëve.
Deri më tani, të dy CR7 dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën e Champions League.
Sidoqoftë, Lokomotiv Moska është një nga të paktat ekipe që Ronaldo ende nuk i ka shënuar gol.