Reagon edhe Presidenti i Llapit: Nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne tërhiqemi nga futbolli

Futboll

Reagon edhe Presidenti i Llapit: Nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne tërhiqemi nga futbolli

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 00:57
Beqir Batatina

Pas Presidentit të Feronikelit dhe atij të Ballkanit, edhe Presidenti i Llapit ka dalur publikisht me akuza ndaj FFK’së dhe gjyqtarëve të Superligës.

Sot gjatë ditës ishte Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, që akuzoi gjyqtarët nga Superliga e Kosovës për shitje të ndeshjes. Ai tha se ka gjyqtarë që shesin ndeshjet për 3 mijë ose 5 mijë euro dhe se për këtë duhet fajësuar Federata e Futbollit e Kosovës për mos mbikqyrjën ndaj gjyqtarëve.

Pas tij, reagoi edhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. Ai tha se homologu i tij nga Feronikeli ka të drejtë dhe se referimi në Kosovë është skandaloz.

Tutje, Kabashi tha se Presidentët e klubeve të Kosovës kanë marrë iniciativë që të takohen dhe të ndalin individët që po përpiqen t’i shkatërrojnë klubet kosovare, pasi që FFK nuk po mundet t’i ndalë këta.

E tani një reagim ka ardhur edhe nga Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina. Ai tha se edhe do ta tërheq klubin e tij nga garat, në rast se vazhdohet me këto gjëra.

Reagimi i plotë nga Beqir Batatina(pa ndërhyrje):

“Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së ku një person nga një regjion i caktur të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë.

E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në gurbet me saktrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës.

Andaj edhe plotësisht e përkrahi Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë.

Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen Unë si President i KF “Llapi 1932″ kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat