A është kjo huqja më e madhe në karrierën e Hazard?

Futboll

A është kjo huqja më e madhe në karrierën e Hazard?

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 06:00
Foto ilustrim

Eden Hazard assesi të gjejë formën më të mirë te Real Madrid.

Ylli belg përkundër asistimit të realizuar te goli i Toni Kroos në fitoren 0-1 të Ral Madrid te Galatasaray, po vazhdon të luftojë për të gjetur formën më të mirë.

Hazard në minutën e 64’ të ndeshjes, ka lëshuar një super mundësi për të tundur rrjetën e skuadrës së Galatasaray.

28 vjeçari në një aksion, i bëri një kalim të bukur portierit të skuadrës vendase, por pastaj edhe pse pati portën e zbrazur, qëlloi transversalen.

Kjo huqje, është ndoshta huqja më e madhe në karrierën e Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat