Kanë përfunduar pjesët e para të tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës.
Në tri ndeshjet është shënuar vetëm nga një gol pas përfundimit të pjesës së parë.
Gjilani arriti të shënoj golin e epërsisë ndaj Llapit në minutën e 41 të pjesës së parë me anë të Busiç i cili shënoi pas një pakujdesie nga mbrojtja e skuadrës së Tahir Batatinës.
Në Skenderaj, Drenica është duke avancuar ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Harmon Gbowea
Me rezultat të njëjtë është duke avancuar edhe Trepça 89 ndaj Ferizajit në ndeshjen e cila po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Golin e vetëm në pjesën e parë në këtë ndeshje e ka shënuar Ardian Shaljani.