Dënohet Ancelotti – ja sa lojë do të mungojë në stolin e Napoli

Futboll

Dënohet Ancelotti – ja sa lojë do të mungojë në stolin e Napoli

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 22:06
Ilustrim

Trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti është dënuar nga Federata Italiane e Futbollit.

Ancelotti është dënuar me një ndeshje, pas skenave të ndodhura mbrëmë në ndeshjen kundër Atalanta.

Trajneri italian ishte dërguar në dhomat e zhveshjes pasi kishte protestuar për një penallti që nuk iu dha Napolit.

Edhe pse Ancelotti tentoi të justifikonte veprimet e tij, FIGC vendosi që ta dënojë trajnerin me një ndeshje mos lojë.

Fedarata ka ndarë edhe disa dënime të tjera, ku vlen të përmendet ai i Inter me 5 mijë euro.

Kur kthehemi tek Napoli, ata duhet të paguajnë edhe një shumë prej 3 mijë eurove pasi një tifoz hodhi shishë në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat