Conte: Inter nuk është sikur Juventusi im

Futboll

Conte: Inter nuk është sikur Juventusi im

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:09
Antonio Conte

Antonio Conte ka bërë disa krahasime interesante mes skuadrës së tij aktuale, Inter, dhe Juventusit që dikur drejtonte ai.

Conte ka thënë se ky Inter nuk ngjason aspak me Juventusin që Conte drejtonte dikur, duke ‘pushtuar’ Italinë.

“Jo, ne nuk ishim në Evropë atë vit. Nuk mund të bësh krahasime, ngjashmëria e vetme është se ne gjithmonë luanim me 100mph. Nuk jemi të ndërtuar të presim” ka thënë Conte, i pyetur për ngjashmëritë mes dy skuadrave.

Këtë krahasim Conte e ka bërë duke iu referuar skuadrës së Juventus, të sezonit 2011/2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat