Suso është rikthyer: Vërshëllimat i meritojmë, një gol s’e ndryshon historinë

Futboll

Suso është rikthyer: Vërshëllimat i meritojmë, një gol s’e ndryshon historinë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 09:16
Suso

Dy ditë pasi vendosi ndeshjen Milan-SPAL 1-0, flet Suso. Futbollisti spanjoll, i shkundur nga momenti i errët personal, që kulmoi me kritikat e tifozëve kuqezinj, shpreh mendimet e tij përmes Instagramit dhe i dërgon mesazhe dashurie “Djallit”: "Një gol nuk e ndryshon historinë. Ai nuk e justifikon momentin negativ. As vërshëllimat e tifozëve.

Ato i meritojmë, edhe kritikat. 

Një gol na bën të marrim frymë dhe të kuptojmë se rruga është e duhura, por është e gjatë. Unë e mbështes fort Milanin.

Nuk ka rëndësi kush luan, ose kush e shënon golin. Varet nga ne, të gjithë, ta vendosim të ardhmen tonë, tani. Kemi 2 ndeshje para pushimit (eliminatoreve të kombëtareve). Më besoni, sepse gjithçka është akoma e mundur. Gjithmonë, gjithmonë, forca Milan"!

Suso, kundër SPAL, fillimisht u ul në stol nga Pioli, por më pas mori përsipër vendin e Castillejo dhe shënoi golin e vetëm të sfidës. Kësisoji, riktheu buzëqeshjen te kuqezinjtë me një goditje dënimi mjeshtërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat