Roma arkëton tri pikë me peshë në luftë për titullin e kampionit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Napolin, në derbin italian të javës së 10-të.
Zaniolo në minutën e 19-të, nga rreth 15 metra shënoi eurogol në pjesën e epërm të portës së portierit Meret dhe 1:0 për Romën.
Në minutën e 26-të, portieri napolitan Meret e pret gjuajtjen nga penalltia të Kolarovit. Në minutën e 55-të, Veretout nga penalltia ka qenë i pagabueshëm dhe shton epërsinë në 2:0. Futbollisti Milik ngushton humbjen (2:1) i cili nga afërsia shënon në minutën e 72-të.
Roma renditet në vend të tretë me 22 pikë, kurse Napoli është i 7-ti me 18 sosh.