Juventusi ka shënuar fitore minimale, por tejet të madhe, pasi në derbi zakonisht fitorja ka rëndësi, e jo epërsia e golave.
Matthijs de Ligt shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide, në minutën e 70’të.
Pas një harkimi brenda zonës, topin nga vija në drejtim të portës e ktheu Higuain, e ku holandezi e shfrytëzoi në maksimum këtë asistim, për ta dërguar topin në rrjetë e për të regjistruar shifrat përfundimtare.
Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë: