Lëndimi i rëndë i Gomesit, ky është vendimi urgjent nga Everton

Futboll

Lëndimi i rëndë i Gomesit, ky është vendimi urgjent nga Everton

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Andre Gomes ka kaluar vikendin më të tmerrshëm në karrierën e tij prej futbollisti.

Anëtari i Everton, që dikur mbronte ngjyrat e Barcelonës ka thyer mbrëmë këmbën, në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur.

Ishte një duel me dyshen Son – Aurier që e gjeti portugezin në tokë, me këmbën e thyer. E lidhur me këtë situatë, njoftim zyrtar ka lëshuar edhe skuadra e Everton, ku tregojnë për situatën e lojtarit.

“Everton Football Club mund të konfirmojë se Andre Gomes do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë së hënës së 4 nëntorit, pasi ka pësuar një dëmtim në nyje, në ndeshjen kundër Tottenham”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Andre u largua nga fusha gjatë pjesës së dytë dhe u dërgua në spitalin Aintree, me ambulancë, shoqëruar nga stafi mjekësor i Everton. Pasi kreu testet mjekësore, u konfirmua se ai ka frakturë dhe dislokim në nyjen e djathtë të këmbës. Klubi do t’iu mbaj të informuar me të rejat e tjera” thuhet tutje.

Gomes me shumë gjasë ka humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni, pas lëndimit ‘horror’ që pësoi mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat