Ky është sponsori i ri i KB Prishtina

Futboll

Ky është sponsori i ri i KB Prishtina

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:01
Shkelzen Fitimi dhe Shpend Maxhera

Klubi basketbollistik, Sigal Prishtina, ka arritur marrëveshje me IUTE Credit.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar presidenti i klubit, Shkelzen Fitimi dhe drejtori i IUTE Credit, Shpend Maxhera.

Presidenti i klubit, Shkëlzen Fitimi, ka thënë se është i lumtur që është arritur marrëveshja me IUTE Credit.

Fitimi: Këtë sezon IUTE Credit do të jetë njëri ndër sponsorët tanë

“Sot ju kemi ftuar t’iu tregojmë se kemi arritur bashkëpunimin me IUTE Credit, në emër të klubit Sigal Prishtina i falënderohem përzemërsisht zotëri Shpend Maxhera, me të cilin kemi gjet gjuhën e përbashkët që sivjet dhe këtë sezon IUTE Credit të jetë njëri ndër sponsorët tanë”, tha Fitimi.

Ndërsa drejtori i IUTE Credit, Shpend Maxhera ka thënë se shpreson që kjo marrëveshje të zgjasë edhe për vitet në vijim.

Maxhera: Shpresoj që kjo marrëveshje të zgjasë edhe për vitet në vijim

“Sot jemi mbledhë që ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për të përkrahur klubin basketbollist Prishtina, që është klubi më i suksesshëm në basketboll. Si IUTE Credit kemi thënë se një ndër përgjegjësitë është të ndihmojmë sportin, të ndihmojnë rininë. Po shfrytëzoj rastin të falënderoj drejtorin që na ka pranu në familjen e basketbollit Prishtina, shpresoj që kjo marrëveshje të zgjasë edhe për vitet në vijim”,  tha Maxhera.

Marrëveshja e nënshkruar është njëvjeçare dhe synimi është që t’i ndihmojë klubit me një shumë të konsiderueshme të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat