Dortmund-Inter, formacionet e mundshme

Futboll

Dortmund-Inter, formacionet e mundshme

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:12
Foto

Sot në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet një super derbi mes Dortmund dhe Inter.

Dortmund dëshiron fitoren në mënyrë që të hakmerret për humbjen në “San Siro” dhe ta këtë më të lehtë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër “neurazurët”, nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë.

Te gjiganti gjerman do të mungojë kapiteni Marco Reus, derisa te klubi italian do mungojë Alexis Sanchez që vazhdon të vuajë nga një lëndim.

Dortmund(4-2-3-1): Hitz, Piszczek, Akanji, Zagadou, Hakimi, Witsel, Delaney, Hazard, Gotze, Brandt, Alcaces.

Image

 

Inter(3-5-2): Handanovic, Godin, Skriniar, De Vrij, Lazaro, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah, Lukaku, Martinez.

Image

 

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 21:00

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat