Selektori i Çekisë me një deklaratë interesante për Kosovën - Bota Sot
Selektori i Çekisë me një deklaratë interesante për Kosovën

Futboll

Selektori i Çekisë me një deklaratë interesante për Kosovën

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Selektori i Çekisë me një deklaratë interesante për Kosovën

Ndeshja ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës, mund të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në kualifikimet për “Euro 2020”. Selektori i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka folur për mundësitë ndaj Kosovës duke thënë se ky takim do të jetë përcaktues për fatin e të dyja ekipeve.

“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare. Nëse vazhdojmë me paraqitjen sikur ndaj Anglisë, besoj që ne do të arrijmë të kualifikohemi. Do të ishim më të lumtur nëse ata do të gabonin, por askush nuk e priste që në ta mposhtnim Anglinë dhe tani jemi një pikë para tyre në grup”, deklaroi Silhavy.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot, kur e publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, ai gjithashtu u shpreh optimist se do të arrijë të sigurojë fitore kundër Kosovës.Ashtu siç edhe është pritur, sulmuesi Patrik Schick do të mungojë.

“Me Kosovën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, prandaj do t’i hyjmë takimit me motivimin më të madh të mundshëm. Besoj se do të arrijmë fitoren”, deklaroi Silhavy para gazetarëve.
“Ne e dimë çfarë do të presim nga ndeshja me Kosovën, prandaj besojmë se do të jemi të gatshëm për ta menaxhuar takimin”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat