Dy lajme të mira për Milanin përpara Juventusit, Pioli buzëqesh!

Futboll

Dy lajme të mira për Milanin përpara Juventusit, Pioli buzëqesh!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Milan

Milani është stërvitur ditën e sotme në kuadër të përgatitjeve për sfidën ndaj Juventusit në Torino, por ajo që ka rënë në sy është rikthimi në grup i Susos, i cili mungoi ndaj Lazios në "San Siro".

Spanjolli, që u dëmtua pas ndeshjes me SPAL, ku edhe shënoi bukur në goditje dënimi, ka punuar me ekipin dhe rikthimi në fushë është thuajse i sigurtë, duke marrë kështu korsinë e djathtë.

Ka punuar veçmas ende Musacchio, por mjekët janë optimistë se edhe argjentinasi mund të rikuperojë për Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat