Skuadra e Gjilanit merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Gjilani triumfoi me rezultat bindës 3:1 ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së 14-të.
Kuq e Bardhët importuan tri pikë të mëdha, ndërsa Vushtrria dëshpëroi tifozët e vet. Kjo është fitorja e dhjetë e gjilanasve nga 14 ndeshjet e deritashme.
Kryetrajneri Gentjan Mezani ka ndërtuar një ekip të fortë dhe që po jep rezultatet, më së miri e dëshmon edhe renditja në krye të tabelës.
Keita Razak (18'), Armend Halili (43') e Gerhard Progni (78') shënuan për fitoren e Gjilanit. Në fund të takimit (90+5) Bashkimi Shala ngushton humbjen në 1:3. Gjilani prinë m 30 pikë, duke lënë prapa vetes Ballkanin me 30, Dritën me 27, Prishtinën 24, Llapin 24, Feronikelin 22 etj.
Ferizaj më në fund shijon fitoren në konak të vetin dhe i kthehet serisë së mbarë. Ferizaj e mposhti me 1:0 Flamurtarin e Prishtinës, fal golit të Adenis Shalës në minutën e 27-të.
Ferizajasit pas gjashtë humbjeve në konak më në fund fitojnë pikët e para apo realizojnë fitoren e parë para shikuesve të vet, ndërsa tri të tjera i ka arritur në udhëtim.
Flamurtari renditet në vend të 9-të me 12 pikë po aq ka edhe Ferizaj një pozitë më poshtë.
Superliga e Kosovës
Drenica-Trepça '89 3:2
Drita-Dukagjini 1:0
Ballkani-Llapi 1:1
Prishtina-Feronikeli 2:3
Ferizaj-Flamurtari 1:0
Vushtrria-Gjilani 1:3
Tabela
1. Gjilani 14 10 0 4 30
2. Ballkani 14 9 3 2 30
3. Drita 14 8 3 3 27
4. Prishtina 14 7 3 4 24
5. Llapi 14 7 3 4 24
6. Feronikeli 14 7 1 6 22
7. Drenica 14 5 5 4 20
8. Trepça ’89 14 5 4 5 19
9. Flamurtari 14 3 3 8 12
10. Ferizaj 14 4 0 10 12
11. Vushtrria 14 2 3 9 9
12. Dukagjini 14 2 2 10 8
Në fundjavë takohen: Feronikeli-Drita, Llapi-Prishtina, Gjilani-Drenica, Trepça '89-Ballkani, Dukagjini-Flamurtari dhe Vushtrria-Ferizaj.