"Jeni hale!", Allan goditi me shuplakë djalin e presidentit të Napolit!

Futboll

"Jeni hale!", Allan goditi me shuplakë djalin e presidentit të Napolit!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:28
Napoli

 

Revolta e Napolit duket se ka nisur nga përplasje e fortë mes brazilianit Allan dhe Edo De Laurentiis, djali i presidentit Aurelio dhe zëvendës president i klubit. Një audio-mesazh "whatsapp" i shpërndarë ditën e sotme tregon se si lindi gjithçka. 

Pas barazimit me Salzburg, Edo De Laurentiis ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe në dërrasën ku trajneri Ancelotti shkruan skemat ka shkruar "jeni të gjithë hale!". Magazinieri u mundua ta fshinte në kohë, por lojtarët e kishin lexuar dhe mes tyre edhe braziliani Allan, që ia referoi të tjerëve.

Këtu lindi ideja për të mos shkuar në grumbullim siç ishte vendosur. Edo De Laurentiis ka vazhduar debatin e ashpër dhe u ka thënë lojtarëve "nuk keni b**e! Hypi në autobus shpejt!". Allan e ka goditur me shuplakë dhe kanë ndërhyrë Milik dhe Llorente për të ndarë palët dhe për të rikthyer normalitetin. Insigne ka ndërhyrë duke i thënë: "Ne në grumbullim nuk shkojnë. Do të ikim në shtëpi tani!". E gjitha në sytë e Ancelottit dhe stafit të tij të shtangur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat