Europa League, 5 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje

Futboll

Europa League, 5 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Pesë ekipe kanë siguruar kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Evropës vetëm pas javës së katërt.

Espanyol, Manchester United, Sevilla, Basel e Celtic janë pesë ekipet e para që kanë kaluar në raundin e parë me eliminim direkt pas grupeve.

Këto ekipe siguruan kualifikimin teksa kanë përfunduar katër nga gjashtë xhirot e grupeve.

Këtyre ekipeve pasi të mbyllet faza e grupeve do tu bashkohen edhe ekipet nga Liga e Kampionëve që e mbyllin në vendin e tretë.

Kjo garë këtë vit po del të jetë e fortë, pasi ka klube me emër që janë ende në garë dhe nuk e kanë siguruar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat