Shkëndija ndahet me Felipen - Bota Sot
Shkëndija ndahet me Felipen

Futboll

Shkëndija ndahet me Felipen

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:42
Shkëndija ndahet me Felipen

KF Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi në Maqedoninë e Veriut, dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe.

Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës.

KF Shkëndija falënderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e jona, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat