Valverde flet për të ardhmen e tij, tregon se është takuar me Bartomeun

Futboll

Valverde flet për të ardhmen e tij, tregon se është takuar me Bartomeun

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:52
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij tek skuadra e Barcelonës.

Trajneri i skuadrës katalane është subjekt i shumë kritikave, si pasojë e paraqitjeve jo të mira të skuadrës.

Barazimi në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Prague ishte një tjetër rezultat negativ që nervozoi tifozët që tashmë kërkojnë shkarkimin e tij.

Por, për të ardhmen e tij nuk është aspak i shqetësuar trajneri Valverde, i cili ka zbuluar se është takuar me Josep Maria Bartomeu, takim nga i cili ka zbuluar disa detaje.

“Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Ditën e kaluar kam darkuar me Bartomeu. Ndihem i përkrahur dhe i respektuar” ka thënë Valverde.

“Nëse i kuptoni ose jo kritikat, është ashtu si është. Nuk kam shumë për të thënë” shtoi trajneri.

Ronald Koeman është emri që është përmendur si zëvendësuesi i mundshëm i Valverde tek Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat