I komanduar në emergjencë te Bayern, Flick: Fitojmë ndaj Dortmund dhe festojmë

Futboll

I komanduar në emergjencë te Bayern, Flick: Fitojmë ndaj Dortmund dhe festojmë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:08
Bayern Munich

Trajneri i komanduar në drejtimin e Bayern Munich, Hans-Dieter Flick, pasi kaloi me sukses testin e parë, atë në Champions League ndaj Olympiacos, të fituar me rezultatin 2-0, tashmë ka analizuar situatën në kampin baravarez, në vigjilje të përballjes së rëndësishme në Bundesliga, ndaj Borussia Dortmund.

“Duam të mundim Dortmundin. Do të jetë një ndeshje në nivel të lartë, me të dyja skuadrat që kanë në përbërje futbollistë me nivel. Borussia është një skuadër me teknikë të madhe dhe shpejtësi. Duhet ta ndalim”.

“Konstatoj përqendrim maksimal nga ana e kontingjentit tim. Unë stërvis profesionistë ekzemplarë, që janë shumë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e ndeshjes së radhës. Do të fitojmë dhe do të jemi entuziastë”, deklaroi trajneri në emergjencë i Bayern Munich në prag të “Der Klassiker”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat