Stefano Pioli foli përpara mediave në kuadër të sfidës së nesërme ndaj Juventusit. Ndër pyetjet e shumta, trajneri të Milanit iu kërkua të flasë edhe për një çështje të nxehtë të kohëve të fundit.
Pikërisht ajo e një afrimi të mundshëm në Milano të Zlatan Ibrahimovic. Në lidhje me këtë çështje, Pioli u shpreh se Ibra është lojtar i madh, por merkato është larg dhe ka kohë për të menduar për diçka të tillë.
“Është një lojtar i madh dhe profesionist, por merkatoja e janarit është larg dhe ka kohë për ta vlerësuar dhe për të menduar për këtë çështje”, përfundoi Pioli.