Konfirmohet gjendja e Vedat Muriqit para ndeshjeve të Kosovës

Futboll

Konfirmohet gjendja e Vedat Muriqit para ndeshjeve të Kosovës

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim në sfidën e mbrëmshme që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Kasimpasas.

Muriqi shënoi dy gola në fitoren 3:2 ndaj Kasimpasa, dhe të dy nga pika e bardhë.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas pësoi një lëndim në këmbë kurse pas ndeshjes foli rreth këtij lëndimi duke thënë: 

“Kam dhimbje dhe më duhen disa ditë për të pushuar”, ka thënë shkurt Muriqi, duke mos dhënë detaje nëse do të mungojë në ndeshjen e radhës apo jo.

Megjithatë, siç bën të ditur 'Kosovan Footy', Muriqi është i gatshëm për dy ndeshjet e radhës të Kosovës - ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Vedat Muriqi arriti t’i shënojë dy gola në këtë ndeshje duke arritur në kuotën e shtatë golave në 11 ndeshje në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat