Sane largohet nga City?!

Futboll

Sane largohet nga City?!

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:35
Leroy Sane

Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Gjermanisë, Leroy Sane, ka gjasa të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit, ndërsa adresë e ardhshme i tij po përmendet Bayern Muencheni, raportoi “The Athletic” të hënën.

Kampioni i Premier Leagues do të dëshironte të mbante sulmuesin anësor, por ai nuk është afër vazhdimit të kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2021.

Bayern Muncheni kishte insistuar për të transferuar Sanen në verë, mirëpo sulmuesi lëndoi ligamentet e gjurit gjatë fazës përgatitore.

City mund të vendosë të shesë atë në janar për të mos rrezikuar ta humbasë pa dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat