Tifozët e Arsenal-it janë të çmendur pas tij, 20-vjeçari zbulon sekretin

Futboll

Tifozët e Arsenal-it janë të çmendur pas tij, 20-vjeçari zbulon sekretin

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:30
Arsenal

Për shumë është zbulimi i sezonit.

Sigurisht është imazhi i Arsenal-it të ri, më i dashur nga tifozët e Topçinjve. Matteo Guendouzi po shijon momentin pozitiv personal dhe zbulon sekretin e suksesit të tij: 

"Karateja më ka ndihmuar shumë. Mendoj se më ka ndihmuar në aspektin psikologjik, të jem një luftëtar në fushë dhe të kërkoj gjithmonë të fitoj", ka thënë ai. 

"Kur kam qenë i ri, kam dalë i treti në një kompeticion karateje në Francë. Një arritje e mrekullueshme, por ka qenë e vështirë të kombinoja futbollin me karatenë. Kam kujtime shumë të bukura nga karateja". 

"Mendoj se më ndihmon të jem më fleksibël në fushë, që është një ndihmë e madhe. Për sa i takon formës fizike, karateja është shumë intensive, kështu që mendoj se është kjo arsyeja pse arrij të bëjë një sforco kaq të madhe të kem mentalitetin e luftëtarit". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat