Mediat në Çeki e zbulojnë formacionin e Kosovës, kjo është befasia

Futboll

Mediat në Çeki e zbulojnë formacionin e Kosovës, kjo është befasia

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Mediat në Çeki e

Mediat çeke gjatë ditës së sotme kanë spekuluar për formacionin e mundshëm të Kosovës.

Çeki – Kosovë është ndeshja e xhiros së parafundit të grupeve në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, dhe do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Doosan Arena” të Plzenit, shkruan Insporti

Të dy kombëtaret përballen me mungesa të mëdha – te çekët mungon sulmuesi Patrik Schick, ndërsa ‘dardanëve’ u mungon sulmuesi Vedat Muriqi.

Pikërisht për shkak të mungesës së Muriqit, mediat në Çeki kanë filluar të spekulojnë rreth 11-shes startuese derisa kanë parashikuar se vijës së sulmit do t’i prijë Atdhe Nuhiu.

Në fotografitë e siguruara nga Insporti të shtypit lokal, shihet formacioni i mundshëm i Kosovës si dhe ai i Çekisë.

Sport.cz parashikon se vijës së sulmit të Kosovës do t’i prijë Atdhe Nuhiu, i mbështetur nga Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj nga krahët.

Ndërkaq, vëmendje të madhe i është kushtuar Milot Rashicës, ku në një titull shkruhet “Kosova e ka lëshuar Raketën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat