Sulmuesi i Watford Gerard Deulofeu mund të rikthehet te Milani një ditë, teksa menaxheri Botines thotë se ai i ka ruajtur marrëdhëniet me ish-klubin e tij.
Spanjolli 25-vjeçar nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali dhe agjenti i tij pretendon se tifozët e Milanit vazhdojnë t’i shkruajnë.
“Ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Watford. Sezonin e kaluar ka luajtur shumë mirë.
Lidhja e tij me Milanin ka mbetur shumë e fortë dhe një ditë ai mund të rikthehet. Le të shohim se si do të shkojnë punët. Tifozët e Milanit vazhdojnë t’i shkruajnë në rrjetet sociale, duke i thënë të kthehet.
Gerard e ka shijuar kampionatin italian, kështu që një ditë diçka mund të ndodhë.”