“Isha një nga personat më të urryer”/ Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek - Bota Sot
“Isha një nga personat më të urryer”/ Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek

Futboll

“Isha një nga personat më të urryer”/ Andi Lila tregon si u ndje pas video-skandalit me priftin grek

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 00:54
Andi Lila

Para se citojmë çfarë tha Andi Lila për herë të parë për këtë ngjarje, po u sjellim në kujtesë historinë më të bujshme të 2- viteve më parë kur mbrojtësi i Kombëtares në një video amatore, tregoi një barsoletë për të qeshur për priftin grek të Janinës.

Më pas video publikohet në facebook dhe skandali mori dhenë. Asokohe, Lila luante me skuadrën e “Pas Janina” dhe ky skandal desh i rrezikoi atij karrierën futbollistike.

Pas bujës mediatike, Lila reflektoi menjëherë duke kërkuar falje publike dhe realizoi një takim me priftin duke e publikuar dhe në rrjetet sociale. Lila mori faljen e priftit grek dhe keqkuptimet u sheshuan. Por çfarë mendon Andi Lila sot, 2 vite pas këtij skandali?

“Më thënë të drejtën ishte një nga ato momente që jam ndjerë shumë keq, kisha turp, bëra një autogol” rrëfeu ai në “E Diell”.

“Kërkova takim më kryepriftin në Janinë, një burrë i jashtëzakonshëm, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar. Kërkova takim sepse misioni i çdo kulti fetar, xhami, kishë është falja dhe më mirëkuptoi” vazhdoi rrëfimin e tij Lila.

“Nga personi më i urryer në qytet, pas faljes që kërkova, u bëra njeriu më i dashur në qytet” përmbylli shpjegimin e tij për ngjarjen mbrojtësi i Kombëtares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat