Ish-mbrojtësi i Tottenham: Vlera e Kane është mbi 200 milionë euro - Bota Sot
Ish-mbrojtësi i Tottenham: Vlera e Kane është mbi 200 milionë euro

Futboll

Ish-mbrojtësi i Tottenham: Vlera e Kane është mbi 200 milionë euro

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:36
Harry Kane

Ish-mbrojtësi i Tottenham, Pascal Chimbonda ka thënë se vlera e sulmuesit Harry Kane është aq sa e yllit të PSG-së Neymar.

Kane pritet të largohet në verën e ardhshme me Real Madrid dhe PSG që po shfaqin interesim të madh.

Mirëpo sipas Chimbondas, presidenti i klubit Daniel Levy nuk do ta shesë nëse nuk paguhet vlera mbi 200 milionë euro.

“Nëse Harry Kane dëshiron të largohet, duhet të shkojë te Levy dhe t’i thotë se dëshiron të luaj në një skuadër të madhe dhe të fitojë trofe. Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë nuk mendoj që do të largohet. Duket i lumtur, është lojtari kryesor dhe ka gjithçka që i duhet. Nëse qëndron, do të bëhet kapiteni i klubit shumë shpejt, ndoshta nuk dëshiron të largohet. Levy është biznesmen i madh. E pamë çfarë bëri me Bale kur e shiti në Real Madrid. E mbajti deri kur u ofrua çmimi maksimal, pastaj u shit si rekord botërorë”, deklaroi ai.

Kane gjatë karrierës në Tottenham ka shënuar 174 gola në 268 paraqitje, mirëpo Chimbonda beson që do të arrijë më shumë.

“Nuk mendoj se ditët e mira kanë mbaruar për Kane. Kur sheh dikë si Cristiano Ronaldo, është 34-vjeçar dhe është në formë siç ka qenë. Ronaldo është përmirësuar dhe besoj që Kane mund ta bëj këtë gjë. Ronaldo kishte nevojë të largohet nga United për të arritur në një nivel tjetër. Nëse Kane do të qëndroj në Spurs, nuk do të përmirësohet shumë. Nëse transferohet në një skuadër spanjolle mund të përmirësohet më shumë dhe të fitojë më shumë”, përfundoi ai.

Tottenham për momentin janë në vendin e 14-të me 14 pikë, 20 me pak se lideri Liverpool.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat