Juventusi nuk dorëzohet për Pogba, ofron këtë marrëveshje për Manchester United - Bota Sot
Juventusi nuk dorëzohet për Pogba, ofron këtë marrëveshje për Manchester United

Futboll

Juventusi nuk dorëzohet për Pogba, ofron këtë marrëveshje për Manchester United

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Paul Pogba

Juventusi nuk heq dorë nga Paul Pogba. Mesfushori francez është rikthyer në lojtarin e preferuar të presidencës torineze, që kërkon t’i bëj një tjetër dhuratë, Maurizio Sarrit.

E sipas gjasave, kampioni i botës është i zgjedhuri i shoqërisë bardhezi. Diçka të tillë e konfirmon edhe “Tuttosport”, që zbulon edhe aksin që do e dërgojë 26-vjeçarin në Seria A.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Juventus është gati të sakrifikojë dy futbollistë aktual për të pasur në skuadër Pogba.

Bëhet fjalë për Emre Can dhe Mario Mandzukic, të cilët pritet t’i ofrohen Manchester United në merkaton e ardhme.

Nuk dihet ende se kur do të jetë lëvizja e Juventusit sa i përket këtij plani, por merkato e verës 2020 shihet si ajo e duhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat