Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme - Bota Sot
Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme

Futboll

Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

I vetmi detaj që nuk po binin palët dakord ishte afati i kontratës, ku Reja kërkonte kontratë 2 vjeçare ndërsa Federanta i ofronte kontratë 4 vjeçare.

Reja e mori kombëtaren pas shkarkimit të Kristian Panuçit dhe në 8 ndeshje arriti që të grumbullonte 10 pikë.

Ai pritet që të fitojë 25 mijë euro në muaj, 300 mijë euro në vit, 1.2 milion euro deri në fund të kontratës, bëjnë me dije burime për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Kontrata e teknikut 74 vjeçar do të përfundojë në vitin 2024.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat