Bayern dëshiron Pochettinon në fund të sezonit

Futboll

Bayern dëshiron Pochettinon në fund të sezonit

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:56
Mauricio Pochettino

Bayern Munich po dëshiron ta këtë trajner Mauricio Pochettino në fund të sezonit.

Bayern është pa ndonjë trajner pasi para disa javëve shkarkoi trajneri Niko Kovac për shkak të rezultateve jo të mira.

Nga ana tjetër edhe Pochettino u shkarkua dje nga stoli i Tottenham për të njëjtën arsye si ky i fundit.

Drejtori sportiv i “bavarezëve”, Hasan Salihamidzic është fans i madh i teknikut argjentinas dhe dëshiron që Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm i Bayernit.

Kampioni i Gjermanisë për momentin është në vendin e tretë në tabelë me 21 pikë, katër me pak se lideri Borussia Monchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat