Maqedonia e Veriut-Kosova, deklaratë interesante e Agim Ademit për Maqedoninë e Veriut

Futboll

Maqedonia e Veriut-Kosova, deklaratë interesante e Agim Ademit për Maqedoninë e Veriut

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:22
Challandes dhe Ademi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Maqedonia e Veriut s’është për tu nënçmuar, por ne kemi ekip më homogjen sesa ata

Pasi mësuan se kundërshtar i Kombëtares së Kosovës në futboll në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve do të jeët Maqedonia e Veriut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri, Bajram Shala, të martën në Shkup ndoqën ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.

Kryetari Ademi i ka thënë gazetarit të Lajm-it nga Shkupi, Reshat Ibrahimi, se Maqedonia e Veriut nuk është për tu nënçmuar, por beson se Kosova është ekip më homogjen sesa kundërshtari i tyre.
Sipas tij, ndeshja duhet të luhet në Shkup.

“Po, ishim në Shkup për të ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veriut është kundërshtar i yni në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ndeshja nuk ishte me peshë në mënyrë që të kuptojmë fuqinë e tyre, megjithatë nuk është ekip për tu nënçmuar. Besoj se ne kemi ekip më homogjen sesa Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup”, deklaroi Agim Ademi, kryetar i FFK-së.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me 26 mars të vitit 2020. Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji me 31 mars 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat