Kur e humbën jetën në komunikacion dy shokët e Fadil Vokrrit, gjeneratës së artë të Prishtinës, Kosova e tronditur...

Futboll

Kur e humbën jetën në komunikacion dy shokët e Fadil Vokrrit, gjeneratës së artë të Prishtinës, Kosova e tronditur...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 11:27
Faton Domi dhe Favzi Rama

Kosovën e kaploi pikëllimi, ditë zie! E rëndë, askush nuk e besonte në atëkohë. Trishtuese!

Sytë e mbushur me lot, pikëllim! Ishte viti 1987, përkatësisht data 22 nëntor!

Favzi Rama dhe Faton Domi humbin jetën në komunikacion. Domi e Rama, një periudhë të gjatë futbollist të Prishtinës së gjeneratës së artë, të kohës së kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Sahit Kelmendit, Kujtim Shalës, Xhevdet Muriqit, Skënder Shengylit, Arbnor Morinës, Afrim Tovërlanit, Neshet Zhavelit, Edmond Rugovës, Rexhep Gaxhollit, Behajdin Gjinalit, Zoran Batroviqit, Rifat Mehinoviqit, Shefqet Sinanit, Mensur Nexhipit, Goran Popuvacit, Shukri Paçarada, Ramadan Cimilit, Jusuf Tortoshit, trajnerëve Bella Pallfit, Fuad Muzuroviqit, Ajet Shoshollit, Erdogan Celinës, Hysni Maxhunit etj. 

Ajo ditë nuk harrohet kurrë, e 22 nëntorit! Favzi Rama luante për Lirinë e Prizrenit dhe Faton Domi për Vëllaznimin e Gjakovës, anëtar të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes!

Po të dielën e vitit 1987, ishte ndeshja e fundit dhe derbi i Kosovës në ligën e dytë, Liria e mposhti Vëllaznimin me rezultat 1:0! Pas ndeshjes, Rama e Domi së bashku me veturë, nisen rrugës dhe askush nuk e priste, tragjedinë, në komunikacion në Zllakuçan humbin jetën të artët tanë!

Tronditet Kosova, bota e futbollit, ikin në amshim dy emra të mëdhenj, dy legjenda! Kosova në zi!

Prishtina të mërkurën  e mesjavës e luante sfidën e mbetur në Split, me Hajdukun! Prishtina me këmbë të këputura, lojtarët e asaj kohe e kishin të vështirë të kishin zemër në fushë kundër Hajdukut! Mbahet një minutë heshtje në “Poludin” e bukur, fiton Hajduku me rezultat 3:1, pak kishte rëndësi ai rezultat, pikëllimi  i madh, me zemra të thyer futbollistët e Prishtinës, humbën dy shokë të përjetshëm, që atëkohë pjesë e Prishtinës ka qenë Ibrahim Domi. Kosova, sot e 32 vite ka mbetur pa dy legjenda por kurrë nuk do të vdesin veprat e tyre.

“Dy vdekje: Dhembje përjetë”, ky ishte titullit i gazetës “Rilindja”, me autor Maksut Shehun.  Domi e Rama, dy emra që e çonin në këmbë tifozerinë, mbi 40 mijë shikues në Prishtinë, në elitën ish jugosllave. Domi e Rama nuk janë në mesin tonë, por gjeneratat e vjetra sot flasin me emocione për lojërat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat