Urimi special i Kloppit për Mourinhon

Futboll

Urimi special i Kloppit për Mourinhon

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:48
Mourinho dhe Jurgen Klopp

Jurgen Klopp i ka uruar mirëseardhje Jose Mourinhos në Premierligë.

Trajneri portugez ka marrë drejtimin e Tottenham Hotspur, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Mauricio Pochettino.

Klopp ka thënë se rikthimi i Mourinhos është diçka e mirë, por i vjen keq edhe për Pochettinon, të cilin e vlerëson lartë.

“Mirësevjen Jose. Është mirë që kthehet ai”, ka deklaruar Klopp.

“Por nga ana tjetër, Mauricio nuk është aty, kjo tregon sesa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në futboll”.

“Para pesë muajsh ne luajtëm kundër njëri tjetrit në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është një djalë i shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat