Bellerin tregon situatën pas rastit të Xhakës

Futboll

Bellerin tregon situatën pas rastit të Xhakës

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:47
Bellerin dhe Xhaka

Mbrojtësi i krahut i Arsenalit, Hector Bellerin, ka thënë se në dhomën e veshjes ende ekzistojnë ndasi pas rastit të përplasjes së Granit Xhakës me tifozët në muajin e kaluar.

Bellerin ka bërë thirrje për bashkim brenda klubit, shkruan Sun, transmeton KK.

“Ka qenë e vështirë përballja në dhomat e veshjes me situatat pas ngjarjeve që ndodhën. Mendoj se është me rëndësi për klubin, pasi që gjërat e ndara sikur gjithmonë nuk funksionojnë. Secili kërkon gjëra të ndryshme, secili kërkon ndryshime, por unë nuk mendoj se kjo është rruga”, ka thënë Bellerin.

“Mendoj se mënyra e drejtë është që të pranohemi ashtu siç jemi, për atë që kemi dhe të bëhemi bashkë, ta përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që t’i arrijmë qëllimet tona”.

“Ne jemi një klub, një familje, një ekip. Çfarë na duhet është që të jemi aty për njëri-tjetrin. Ne jemi Arsenal. Ne duhet të jemi në krye”.

“Thirrja ime është për bashkim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat